Art&Argëtim

Stacioni Von Braun, hoteli i parë jashtëtokësor

1 Tetor 2019, 15:49 Nga DOSJA

Hapësirë – Në vitin 2025 pritet të bëhet edhe hapja e stacionit hapësinor Von Braun, i cili pritet të jetë edhe hoteli i parë jashtëtokësor në historinë e njerëzimit.

Stacioni hapësinor do të jetë i vendosur pranë orbitave të tokës, dhe do të mund të mbajë rreth 100 turistë në javë.

Ai do të jetë i pajisur me çdo gjë që mundëson një hotel në tokë, dhe do të ketë edhe dhoma për njerëz të cilët do të duan të jetojnë përgjithmonë aty.

Ekspertët dhe fizikantët e marrë me teknologjinë dhe gravitetin në ndërtimin e hotelit, thonë se do të përpiqen që çdo gjë të jetë sa më normale dhe sa më e thjeshtë në mënyrë që turistët të ndihen sa më rehat.

Rezervimet kanë nisur që tani, dhe hoteli është tashmë i tërë i zënë, për të paktën vitin e parë të hapjes së tij.

Pas hapjes që do ti bëhet stacionit në 2030, shkencëtarët kanë planifikuar hapjen e nje stacioni edhe më të madh, i cili do të mirëpresë të paktën 1400 të ftuar në javë.

Ky projekt madhështor pritet të finalizohet në vitin 2030.

Burimi: Dezeen

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim hapesire hoteli jashtetokesor stacioni von braun hapesire hoteli jashtetokesor stacioni von braun

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Tetor 2019, 14:59

A i keni vënë re ndonjëherë këmbët e bufit?

Tiranë – Sado i çuditshëm të jetë ky informacion, shumë prej jush nuk e kanë idenë se bufët, në fakt, i kanë këmbët e tyre shumë të gjata në krahasim me ...