Art&Argëtim

Të përqafuar dhe të veshur në të bardha, Justin Bieber publikon fotot e para të dasmës me Hailey Baldwin

1 Tetor 2019, 15:09 Nga DOSJA
Të përqafuar dhe të veshur në të bardha, Justin Bieber

KAROLINA E JUGUT- Ditën e djeshme çifti më i përfolur i shoëbizzit ne botë, këngëtari Justin Bieber dhe modelja e njohur  Hailey Baldwin i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen e tyre të dashurisë në martesë.

Vetëm pak orë pas dasmës së tyre, Bieber dhe Hailey Baldwin publikoi fotot e para të dasmës në rrjetet sociale.

Në foto shfaqen që të dy, të veshur me të bardha në pozicione mjaftë të ëmbla, përqafuar me njëri-tjetrin.

Krahas fotove këngëtari shkruan: “Nusja ime është”, teska në një pjesë të fotos shkruhej   “The Biebers, September 30, 2019”  data e dasmës së tyre.

Sipas “PEOPLE”  çifti ka organizuar në mbrëmje për martesën e tyre një ceremoni mes familjarëve dhe miqve, teska i kanë premtuar edhe njëri-tjetrit se do të jenë sëbashku në të mirë e në të keq, deri në vdekje, teksa perendonte dielli në Montage Palmetto Bluff në Bluffton, Karolina e Jugut.

Kujtojmë që ceremonia e martesës vjen një vit pasi çifti u celebrua për herë të parë në një gjykatë në Nju Jork.

Gjithashtu  para  fotove me Hailey-n  Bieber publikoi  një foto të një ore të re të “Audemars Piguet” që ja bëri dhuratë vetes për ditën më të rëndësishme të jetës së tij.

Burimi: PEOPLE 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz hailey baldwin justin bieber martesa hailey baldwin justin bieber martesa

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Tetor 2019, 14:59

A i keni vënë re ndonjëherë këmbët e bufit?

Tiranë – Sado i çuditshëm të jetë ky informacion, shumë prej jush nuk e kanë idenë se bufët, në fakt, i kanë këmbët e tyre shumë të gjata në krahasim me ...