Art&Argëtim

I ulërin hënës pasi ushqehet, njihuni me miun më garip të tokës

1 Tetor 2019, 15:16 Nga DOSJA

ARIZONA – Në shkretëtirën e Sonoranit, në Arizona gjendet dhe një prej rracave më të veçanta të minjëve.

Miu i rracës karkalec (nga mënyra se si e kap prenë) ka natyrën e vërtetë të një vrasësi serial.

Ky miush në dukje i pafajshëm, është imun ndaj helmeve të gjarpërinjëve, merimangave apo akrepave, asgjë nuk mund ta infektojë gjakun e tij, i cili shpesh herë merret nga laboratorë të ndryshëm për të krijuar kundër helmin ndaj këtyre krijesave.

Përveç aftësisë së tij të jashtëzakonshme imune, ky miush është një gjuetar jashtë mase i zoti, i cili ushqehet me një gamë të gjerë kafshësh, midis të cilëve janë edhe akrepat, hardhucat, gjarpërinjtë apo edhe minjtë e tjerë.

Por më e çuditshmja nuk ka ardhur akoma! Këta miushë, pasi ushqehen në darkë, i drejtohen hënës, dhe i ulërijnë asaj.

Sa interesante mund të jetë të shohësh një mi duke u sjellë si një ujk i vogël, e duke i ulëritur hënës.

Kjo është edhe arsyeja, që vendasit e thërrasin këtë mi “miu ujk”.

Burimi:InnerSplendor

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete bota e egër e kafshëve interesante miushi ujk bota e egër e kafshëve interesante miushi ujk

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 1 Tetor 2019, 14:59

A i keni vënë re ndonjëherë këmbët e bufit?

Tiranë – Sado i çuditshëm të jetë ky informacion, shumë prej jush nuk e kanë idenë se bufët, në fakt, i kanë këmbët e tyre shumë të gjata në krahasim me ...