Aktualitet

Berati pa investime, banorët: Rruga, në verë pluhur, në dimër baltë! Bashkia na ka harruar

E gjithë rruga e lagjes është e amortizuar, me gropa dhe pa asnjë lloj ndriçimi, gjë që i detyron banorët të futen gjatë natës në lagje me drita dore.

30 Prill 2023, 19:04 Nga DOSJA
Berati pa investime, banorët: Rruga, në verë pluhur, në
Qytetarët

BERAT- Prej tre dekadash, banorët e lagjes “Çlirim” në Berat, janë lënë në harresë nga bashkia. Ata shprehen se problem kryesor kanë mungesën e infrastrukturës, për të cilën nuk është investuar kurrë nga pushteti lokal.

Lagjia "Çlirim" në qytetit e Beratit është lënë në harresë totale nga pushteti vendor. Prej rreth 30-vjetësh 200 familjet e kësaj lagjeje vuajnë për rrugë dhe për ndriçim.

E gjithë rruga e lagjes është e amortizuar, me gropa dhe pa asnjë lloj ndriçimi, gjë që i detyron banorët të futen gjatë natës në lagje me drita dore.

Banorët pohojnë se gjatë verës lagjia mbushet nga pluhuri, duke e bërë të pamundur hapjen e dritareve të banesave të tyre, ndërkohë që në dimër e gjithë lagjia mbushet me ujë duke e bërë të pamundur lëvizjen e banorëve.

Marrë nga Syri

bashkia berat

Sondazh

Poll