Aktualitet

Pastronin paratë e krimit me blerje floriri! Gjykata lë në burg Kreshnik Kurtin, në kërkim motra e tij dhe dy italianë

Parate e transferuara kapnin vlerën e miliona lekëve dhe tërhiqeshin KESH duke humbur gjurmët.

30 Prill 2023, 13:00 Nga A.B
Pastronin paratë e krimit me blerje floriri! Gjykata lë në burg

TIRANË- Gjykata e Tiranës la në burg Kreshnik Kurti, i arrestuar disa ditë më parë për akuzën e pastrimit të parave. Prokuroria thotë se ai ishte pjesë e nje skeme të shitjes fiktive të floririt në Itali dhe nëpërmjet faturave të lëshuara në shtetin fqinj, justifikoheshin dhjetra transferta bankare në Shqipëri.

Gjithçka organizohej përmes shoqërisë fiktive Tirana-Bullion Sh.p.k me administrator Kejda Kurti dhe objekt tregtimin e eksportimin e floririt. Bëhet fjalë për transferimin e miliona eurove nga bankat italiane në ato shqiptare, përmes faturave fiktive.

Në kërkim për këtë skemë është motra e tij, Kejda Kurti dhe dy shtetas italianë./Dosja.al

kreshnik kurti kejda kurti

Sondazh

Poll