Aktualitet

VIDEO- Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy makina, njëra përfundon në lokal, dy të plagosur

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.

30 Prill 2023, 17:10 Nga f.i
VIDEO- Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen dy makina,
foto ilustruese

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një kryqëzim pranë ish-shtëpisë së oficerëve. Në pamjet e siguruar nga Ballkanweb njëra prej makinave shihet se ka përfunduar në ambjentin e një lokali si pasojë e përplasjes. Si pasojë e aksidentit mësohet se dy persona janë transportuar në spital pasi kanë mbetur të plagosur. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Sot, rreth orës 17:30, në lagjen “28 Nëntori”, pranë mobileri “Aliko”, një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin A. A., 29 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Ford” me drejtues shtetasin B. S., 28 vjeç, automjeti i këtij të fundit, si pasojë e përplasjes ka dëmtuar fasadën e jashtme të një lokali. Gjithashtu si pasoje e aksidentit, kanë ngelur të dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe pasagjerja që ndodhej në të, të cilët pas marrjes së mjekimit, dolën nga spitali.

Drejtuesve të automjeteve, të dy të pajisur me leje drejtimi, ju krye testi i alkoolit i cili rezultoi 0. 254 mg/l për shtetasin A. A dhe 0. 000 mg/l për shtetasin B. S. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

aksident ne vlore

Sondazh

Poll