30 Prill 2023, 15:23
Nga F.M
Harry Simson, me rreth të kuq
TIRANË- Prova e pakundërshtueshme që lidh përfshirjen e britanikut Harry Simson me vrasjen e Ardian Nikulajt është ADN-ja e gjetur në motorin e përdorur nga personi që akuzohet si ekzekutor, portugezi Ruben Saraiva. TOP Channel shkruan se profili gjenetik i gjetur në mjetin e marrë me qira nga Haxhia është i njëjtë me atë të Simson.
Hetuesit pretendojnë se kjo provë tregon lidhjen mes Simson e Saraivës dhe rrjedhimisht me Edmond Haxhian, i cili akuzohet si organizatori i kësaj vrasjeje.
Profili i dytë i pretenduar lidhet me ADN-në e siguruar në një nga veshjet e përdorura nga vrasësi që përputhet me profilin e gjetur në një çamçakëz në banesë.
Edmond Haxhia, Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman të akuzuar si bashkëpunëtorë e informatorë në lidhje me vrasjen janë vënë në pranga në Londër dhe brenda datës 5 maj, Shqipëria duhet të përkthejë në anglisht provat dhe t’ia dërgojë Britanisë së Madhe për të bërë të mundur ekstradimin e tyre. Ndërsa në kërkim vijojnë Ruben Saraiva dhe Harry Simson.
Vrasja u zbardh vetëm një javë pasi ndodhi. Edmond Haxhia akuzohet se solli në Tiranë 4 britanikët e portugezin për të mbyllur hesapet e gjakmarrjes që kishte të hapura me fisin Nikulja, që nga viti 1997. Haxhia është kushëri me vëllezërit Lestakaj që jetojnë në Londër dhe akuzonin Nikulajn se u kishte vrarë xhaxhain dhe nipin.
harry simson ardian nikulaj vritet ardian nikulaj
Aktualitet
30 Prill 2023, 14:51
A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Edmond Hoxha kishte dy vite që planifikonte eliminimin e Ardian Nikulajt, i cili u vra nga Ruben Saravia më 19 prill ...
Aktualitet
30 Prill 2023, 14:45
A.B
Policia
TIRANË- Arrestohet Jusel Mici në Spille. 30-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se ishte pjesë e grupi...
Aktualitet
30 Prill 2023, 14:13
A.B
Makina
LUSHNJE- Një mjet tip ‘Benz ML’ ka marrë flakë në rrugën Rrogozhinë-Lushnjë. Fatmirësisht nuk ka...
Aktualitet
30 Prill 2023, 14:09
A.B
Nuredin Dumani
TIRANË- Prokuroria e posaçme kundër krimit dhe korrupsionit (SPAK), ka vendosur të shtyjë me 3 muaj të tjer&...
Aktualitet
30 Prill 2023, 13:10
A.B
Kanabis
MALËSI E MADHE- Pas Krujës, Policia gjen fidanë kanabis në një zonë tjetër të njohur për kultivimin. 8...
Aktualitet
30 Prill 2023, 13:00
A.B
TIRANË- Gjykata e Tiranës la në burg Kreshnik Kurti, i arrestuar disa ditë më parë për akuzën e pastrimit të para...
Aktualitet
30 Prill 2023, 12:38
A.B
Luiz Ejlli, Benet Beci
TIRANË- Partitë shqiptare janë në 'luftë' për vota dhe për besueshmëri nga populli, në ...
Aktualitet
30 Prill 2023, 12:02
A.B
Pallati
TIRANË- Përfshihet nga flakët një pallat te “Myslym Shyri” në kryeqytet. JOQ ka ndarë pamjet nga zjarri i...
Aktualitet
30 Prill 2023, 11:46
A.B
Kryeplaku
TIRANË- Protesta e banorëve të Bërxullës përfundoi me një paralajmërim. Kryeplaku i Bërxullës, ...
Aktualitet
30 Prill 2023, 11:44
Personi i shpallur ne kerkim
KRUJË- Zbulohet një sipërfaqe me kanabis në Krujë. Policia bën të ditur se pas finalizimit ...