Aktualitet

Politikë me "Big Brother VIP Albania", Luiz Ejlli 'trondit' fushatën

Politika e sidomos Shkodra, do mësojë se kahun e cilës parti do mbajë Luiz Ejlli që pas datës 7 Maj, të Benet Becit që e ndihmoi në momentin e vështirë, apo të Bardh Spahisë, kandidatit të PD-së, parti që e ka mbështetur prej vitesh.

30 Prill 2023, 12:38 Nga A.B
Politikë me "Big Brother VIP Albania", Luiz Ejlli
Luiz Ejlli, Benet Beci

TIRANË- Partitë shqiptare janë në 'luftë' për vota dhe për besueshmëri nga populli, në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore të 2023-it. Duke përdorur çdo kartë të mundshme, duket se ajo që u ka mbetur partive të bëjnë është të zgjedhin imazhet e duhura. E ai që ka fituar zemrat e publikut shqiptar, prej muajsh tashmë (Luiz Ejlli) është kthyer në marketingun e dëshiruar dhe lakmuar nga secila parti. 

Luizi ka fituar një simpati tek publikut, i cili po e mbështet në format nga më të ndryshmet dhe videot e tij po bëjnë xhiron e rrjetit. Duke qenë banori më i pëlqyer në shtëpinë e 'Big Brother VIP Albania' e jashtë saj, bindja e tij politike vihet shpesh herë në pikëpyetje. 

Ai ka deklaruar se është i djathtë mirëpo nuk e ka mohuar se ndihmën më të madhe kur ishte në pikën e ulët të jetës, e mori nga kandidati i PS-së, për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci. E këtë e përmendi edhe mbrëmjen e kaluar. 

 “Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – tha Luizi gjatë emisionit.

Pas kësaj deklarate, Beci (duke ditur edhe ndikimin që ka Luizi tek populli shqiptar), shpërndau këtë moment në rrjetin e tij social, 'Instagram'. Edhe pse Beci nuk shkroi asgjë përkrah videos ku duket Luizi, ai lë të kuptojë se ka mbështetjen e tij për këtë fushatë. 

Po mesa duket jo të gjithë mendojnë kështu. Reagimet në rrjet ishin nga më të ndryshmet, që nga ato që thonin se Luizi mund të ishte kandidati i denjë për Shkodrën, e të tjerë që i drejtoheshin Becit duke i kujtuar se 'po i shkon mundi dëm', pasi Shkodra është e djathtë, e se me 14 Maj do fitojë Bardh Spahija.

REAGIMET:

-Aktori Julian Deda

Kot lodhen, prap se prap n'Shkoder fiton Bardh Spahija. 

- Gazetari Bledian Koka

Thene kjo! Ti mund ta besh Luizin edhe konsull kulturor ne France, ti japesh license noterie e me rradhe, por ai ne jete ka dashur te jete thjeshte nje specialist i rendomte ne KESH! p.s...per cdo gje tjeter, kjo e sontmja e coi ne 20 pike plus per Bardh Spahian, diferencen me rivalin e tij te partise se tallavase!

-Faqja Lolita

As lotët e Luiz Ejllit nuk ia japin fitoren Benet Becit. Kot u lodhën këta të produksionit me këtë skenar telenove indiane. Fiton Bardh Spahia dhe pikë!

-Sonila Meço

Politikë me "Big Brother VIP Albania", Luiz Ejlli

Nëse do ketë më shumë vlerë figura e Luizit në këtë fushatë elektorale sesa premtimet e secilit kandidat, na mbetet të shihet pas disa javësh, kur këngëtari të vihet përballë ofertave nga partitë...

luiz ejlli partia demokratike benet beci

Sondazh

Poll