Politike

"SPAK është i njëanshëm"/ Qytetari në protestën në Bërxullë: Eduard Shalsi e ka marrë pronën e vet

Njëri prej banorëve tha se pushtet i kanë marrë pronat e tyre, ndërsa populli i thjeshtë jo.

30 Prill 2023, 11:40 Nga A.B
"SPAK është i njëanshëm"/ Qytetari në
Banoret

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar. Ata nuk janë dakord me shpronësimet e qeverisë dhe e kundërshtojnë këtë projekt me protesta prej 8 muajsh.

Njëri prej banorëve tha se pushtet i kanë marrë pronat e tyre, ndërsa populli i thjeshtë jo. Ai mori rastin e ish-ministrit Eduard Shalsi, i cili sipas tij, e ka marrë pronën e vetë, ndërsa një e afërmja e tij, Mira Shalsi, nuk e ka marrë pronën e vetë dhe endet nëpër gjykata.

“Nuk jemi si deputetë e ish-deputetë që i kanë vjedhur pronat njëri tjetrit. Eduard Shalsi e ka marrë pronën e vetë, Mira Shalsi nuk e ka marrë pronën. Mira Shalsi rri gjithë ditën sa në një gjykatë në tjetrën për të marrë pronën. Ç’është kjo njëanësi, kush është në pushtet e merr pronën, ndërsa ai që nuk është në pushtet nuk e merr pronën. Kjo është drejtësia në Shqipëri. Ne do ta bëjmë Shqipërinë, ne fukarenjtë? Ky SPAK që erdhi me aq bujë, nuk shoh asnjë shenjë të mirë. Po merret me njëanësi”, u shpreh njëri prej qytetarëve.

protesta e banoreve te berxulles

Sondazh

Poll