Politike

'Bashkëpunimi ynë është histori suksesi'/ Spahia firmos marrëveshjen me përfaqësuesin e DASH dhe Kolonelin e FA-së (FOTO)

Ky takim, u finalizua me nënshkrimin e marrëveshjes për projektin e përbashkët në fushën e sigurisë.

30 Prill 2023, 10:22 Nga A.B
'Bashkëpunimi ynë është histori suksesi'/ Spahia
Bardh Spahia

SHKODËR- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia ka bërë të ditur se një ditë më parë priti në zyrën e tij përfaqësuesin e DASH Z. Jeffrey Ingram dhe atë të Forcave te Armatosura, Kolonel Altin Gjetaj. Ky takim, u finalizua me nënshkrimin e marrëveshjes për projektin e përbashkët në fushën e sigurisë.

POSTIMI:

Me përfaqësuesin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Z. Jeffrey Ingram dhe atë të Forcave te Armatosura të RSH , Kolonel Altin Gjetaj nënshkruam marrëveshjen për projektin e përbashkët në fushën e sigurisë. Ajo që dakortësuam pak muaj më parë tashmë ka marrë formë të prerë dhe kam kënaqësinë që një qendër e tillë do të jetë prezente në qytetin e Shkodrës. Eshtë fakt se bashkëpunimi në fushën ushtarake midis Shqipërisë dhe aleatit tonë strategjik SHBA është një histori suksesi, mjaft intensive dhe shumë dimensionale. 

bardh spahia

Sondazh

Poll