Politike

Rama për mos bashkëpunimin me kandidatët fitues të 'Bashkë Fitojmë': Nuk po i kërcënoj, po them atë që do të ndodhë

Po ashtu ai deklaroi se ata i kërkojnë bashkitë për veten e tyre dhe për të mirën e qytetarëve.

29 Prill 2023, 19:22 Nga I.A
Rama për mos bashkëpunimin me kandidatët fitues të
Edi Rama

TEPELENË- Kryeministri Edi Rama ka përforcuar deklaratat e tij të më parshme se nuk do të këtë bashkëpunim nga ana e qeverisë nëse kandidatët e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' fitojnë zgjedhjet në ndonjë bashki. Nga Tepelena, Rama u shpreh se ky nuk është kërcënim nga ana e tij, por një e vërtetë. Po ashtu ai deklaroi se ata i kërkojnë bashkitë për veten e tyre dhe për të mirën e qytetarëve.

"E keni dëgjuar që Edi Rama po kërcënon demokratët që po i dhatë bashkinë, s’ka më bashkëpunim me qeverinë. S’është kërcënim, por e vërteta. Jo se s’duam por është e pamundur. Nuk e kanë mendjen te projektet me ju, por te marrja peng e të bëjmë sherr, konflikt e luftë derisa të fitojë medalja jonë. Tepelena ishte xhep falso në anë të rrugës dhe as nuk mund të imagjinohej që këtu të flitej për turizëm e agroturizëm të ndërtuar me investimet e emigrantëve tepelenas që gjithmonë e më shumë po e kthejnë kokën aty ku kanë të ardhmen e sigurt. Në këtë zonë, nga Memaliaj në Tepelenë do të jetë ndër destinacionet më të preferuara për turistët e huaj. Kur shkoja me Tërmetin atje lart e s’kishte këmbë robi, por kur i thamë që do e lidhim Tepelenën me bregun e ta kthejmë në qendër që do lidhë gjitha rrugët për në breg, s’më besuan. Tha njëri mos e premto se kur se bëri ai i madhi. Ajo Kala që ka hyrë në fazën e dytë të projektit do të jetë një tjetër pikë që do të tërheqë turistë e vende të tjera puna. Kemi hyrë në një kthesë shumë të rëndësishme. E kanë marrë besimin e Shkodrës verbërisht, symbyllur, është qyteti ku plehrat vazhdojnë, mbushin kazanët 2 e 3 ditë. Bashkinë e Tepelenës as që bëhet fjalë por Memaliajn pse e kërkojnë? Për ta marrë peng? Për të sjellë sherrin e ‘non grata’ dhe ‘Like Floririt’, për të sjellë turpin e për ta kthyer bashkinë në një kështjellë ku futen disa njerëz jo për Memaliajn por për veten e tyre”, tha Rama.

edi rama zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll