Aktualitet

'U bën karshillëk pallateveqë i kanë zënë dritën'/ Beti Njuma 'dedikim' për shtëpinë e fëmijërisë përmes rreshtave të Liri Lubonjës

Pavarësisht kësaj, shtëpia tre katëshe e saj, siç tregon gazetarja, nuk e ka humbur identitetin edhe pse ndërtesat e reja i kanë zënë një pjesë të dritës. 

29 Prill 2023, 11:04 Nga a.l
'U bën karshillëk pallateveqë i kanë zënë
Beti Njuma

TIRANË- Gazetarja Beti Njuma ka kujtuar me nostalgji shtëpinë e saj të fëmijërisë, e ndodhur në Tiranë, në sheshin Avni Rustemi, ish-zona e Pazarit të Ri. Përmes një postimi në Facebook, ajo sjell kujtimet e saj për shtëpinë ku ka lindur dhe është rritur përmes rreshtave të librit të aktivistes dhe gazetares Liri Ludonja, ku përshkruet më së miri, arkitektura e ndërtesave, ku siç tregon ajo tashmë janë zëvendësuar nga ndërtesa shumëkatëshe të shëmtuara. Pavarësisht kësaj, shtëpia 3-katëshe e saj, siç tregon gazetarja, nuk e ka humbur identitetin edhe pse ndërtesat e reja i kanë zënë një pjesë të dritës. 

Shkrimi i plotë:

Kjo është Shtëpia ku u linda dhe u rrita tek Sheshi Avni Rustemi! Më bëhet zemra mal sa herë lexoj diku mes rreshtave, të këtij libri me kujtime të Liri Lubonjës rrëfimin e saj për ish zonën e Pazarit të Ri dhe shtëpitë e asaj lagjeje të vjetër tironcish, mes tyre edhe rrugicën e Njumave, shtëpinë ku u linda dhe u rrita! Shtëpia ime e vjetër ngrihet edhe sot aty, si dikur, e vjetër por e bukur, trikateshe dhe me një arkitekturë për t'u pasur zili, duke i bërë karshillëk edhe pse me qerpiç, pallateve të shëmtuara e shumëkatëshe që i kanë zënë dritën por ende s'ia kanë marrë frymën e as identitetin që përfaqëson të Tiranës time të dashur! Ja si e kujton zonja Liri atë copëz parajsë tanimë të humbur: “Nëpër shporta të vogla ishin ato që lakmonim ne: kumbulla shënjine (shëngjine) aq të ëmbla edhe pse të papjekura, manaferra, thana, gështenja të ziera, arra të njoma apo ndonjë kalli misri. Vezët dhe shpendët me këmbë të lidhura, kishin këndin e tyre. Gomarët, me të cilët binin mallin, liheshin larg, në hapësirën ndërmjet vilës së bukur të gjeneral Serreqit, shtëpisë së Vorpësve dhe fillimit të rrugicës së Njumave e cila të çonte në Institutin Femëror. Ne blinim ndonjë safe alumini apo gotë, secila me atë që dëshironte, i futnim në xhep apo i mbështillnim në ndonjë fletë fletoreje që e kishim marrë me vete dhe vazhdonim shëtitjen në shesh duke i ngrënë me shije të madhe. Aty këtu ndalonim dhe pyesnim për çmimet e zarzavateve dhe të frutave. Ndodhte që fshatari, i mërzitur nga që tregtia nuk i kishte ecur, na thoshte: "Ik o goc se nuk ke me ble gjo tina." Kjo qe e vërtetë porse ne e quanim si detyrë që kur të ktheheshim në shtëpi tu tregonim nënave çmimet.” 

beti njuma

Sondazh

Poll