Bota

'Ne po vritemi administrativisht'/ Mësuesit në Belgjikë dalin në protestë

Protesta filloi në Stacionin Jugor të Brukselit (Midi/Zuid) me mësuesit dhe sindikatat përfaqësuese që shpresonin të arrinin në selinë e Federatës Valonia-Bruksel deri në mesditë. 

27 Prill 2023, 22:21 Nga a.l
'Ne po vritemi administrativisht'/ Mësuesit në Belgjikë
Protestë në Belgjikë

BELGJIKË- Rreth 3,000 mësues dolën sot në grevë kundër reformave të planifikuara në sistemin arsimor frankofon. Prej orës 09:00, mësuesit marshuan në shenjë proteste kundër reformave të reja që po shtyhen nga Caroline Désir (PS), Ministrja Frankofone e Arsimit, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ne po vritemi administrativisht", tha një mësues i shkollës fillore.

Protesta filloi në Stacionin Jugor të Brukselit (Midi/Zuid) me mësuesit dhe sindikatat përfaqësuese që shpresonin të arrinin në selinë e Federatës Valonia-Bruksel deri në mesditë. Megjithatë, pati disa tensione të brendshme midis sindikatave organizatore, me sindikatat e krishtera CSC që zgjodhën të fillonin grevën e tyre në Stacionin Qendror të Brukselit në orën 11:00. Të gjithë mësuesit grevistë u mblodhën në orën 12:00 para se të përfundonin protestën e tyre në orën 13:00 para zyrave të Federatës Wallonia-Bruksel. 

proteste ne belgjike

Sondazh

Poll