Bota

Dadoja përdhunon 13-vjeçarin në SHBA, kur ai rezistoi i tha ta pranonte si burrë

Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2021, por akuza për përdhunim ndaj 41-vjeçares, e cila është në kërkim, është ngritur vetëm këtë javë dhe pas dëshmisë së të miturit te një psikolog.

28 Prill 2023, 08:28 Nga I.A
Dadoja përdhunon 13-vjeçarin në SHBA, kur ai rezistoi i tha ta
Charlene Kornegy

SHBA- Autoritetet në SHBA kanë akuzuar një grua 41-vjeçare për përdhunimin e një djali 13-vjeçar. Sipas aktakuzës, Charlene Kornegy, e cila në atë kohë ishte dado e 13-vjeçarit, e ka përdhunuar të miturin në dhomën e tij derisa ai ishte duke fjetur. Ngjarja ka ndodhur në korrik të vitit 2021, por akuza për përdhunim ndaj 41-vjeçares, e cila është në kërkim, është ngritur vetëm këtë javë dhe pas dëshmisë së të miturit te një psikolog.

Fëmija përshkroi se gjithçka ndodhi teksa ai ishte në shtëpinë e 41-vjeçares më 11 korrik 2021 kur ajo e urdhëroi atë të vishte sytjena, fustan dhe taka pasi të bënte banjë. Sipas 13-vjeçarit, më pas dado e ka zhveshur dhe ka bërë seks me të në dhomën teksa ai flinte. Gjatë përshkrimit, 41-vjeçari i ka vënë penisit lubrifikant dhe i ka bërë seks oral.

Në të njëjtën dëshmi, djali i vogël kishte deklaruar se kur i kërkoi Kornegie të ndalonte, ajo jo vetëm që nuk e bëri, por i tha që të mbyllte gojën dhe ta pranojë si burrë. 41-vjeçarja, pasi ka kryer aktet e sëmura e ka kërcënuar djalin se do ta tredhte nëse i tregonte dikujt se çfarë kishte ndodhur. Djali i kundërshtoi kërcënimet dhe i rrëfeu babait të tij atë që kishte përjetuar. Kur babai i 13-vjeçares dëgjoi atë që i kishte thënë, nuk mund ta besonte, por u bind kur fëmija dha detaje rrëqethëse.

charlene kornegy

Sondazh

Poll