Bota

'Vuçiç dhe Daçiç e kanë mbështetur luftën e tyre të tmerrshme në Ukrainë'/ Gërvalla: Putini po dërgon trupa ruse në Kosovë

Ajo gjithashtu tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, kanë qenë mbështetës entuziastë të një lufte të tmerrshme të Rusisë në Ukrainë. 

27 Prill 2023, 20:59 Nga a.l
'Vuçiç dhe Daçiç e kanë mbështetur
Donika Gërvalla

SHBA- Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka folur për trupat e grupit “Wagner” në Kosovë. Ajo tha se presidenti rus, Vladimir Putin, si në vitin 1999 që ka çuar trupa në Prishtinë, këtë po e vazhdon edhe sot, teksa shtoi se pa prezencën e NATO-së në Kosovë do të kishte luftë.

Në vend të sanksioneve ndaj agresorit, Rusisë, Serbia në mënyrë aktive e vë veten në dispozicion si inkubator për bizneset ruse. Prandaj, Serbia mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ajo para OKB-së s’ka vlerë sepse i ka ndihmuar Rusisë që në mënyrë barbare ta shkatërrojë Ukrainën”, tha Gërvalla. 

Ajo gjithashtu tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, kanë qenë mbështetës entuziastë të një lufte të tmerrshme të Rusisë në Ukrainë. 

kosova ne okb donika gërvalla

Sondazh

Poll