Arrestohet në një katedrale bosi i Ndrangheta-s, Pasquale Bonavota tentoi të ngatërronte efektivët: S'jam unë ai që kërkoni
Pasquale Bonavota ishte në kërkim prej pesë vitesh.
ITALI- Autoritetet italiane arrestuan një nga bosët e organizatës mafioze Ndrangheta, i cili ishte në kërkim prej pesë vitesh. Pasquale Bonavota u arrestua në një katedrale në Xhenova, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti në vitin 2018 për vrasje dhe lidhje me mafian. Bonavota u ndalua pasi hyri në katedralen e "San Lorenzo".
"Ndoshta unë nuk jam Pasquale që po kërkoni, kam ardhur këtu për t'u lutur,"-por fjalët e tij nuk i bindën efektivët që kishin shkuar ta prangosnin. Bonavota jetonte në një apartament në San Teodoro bashkë me të shoqen, e cila punon si mësuese.
Sipas Policisë italiane, Bonavota është bosi i Ndrangheta-s, një familje e fuqishme që kontrollon kontrabandën e kokainës në Evropë. Ai është një nga 300 personat që po gjykohen për përfshirjen e tyre në krimin e organizuar, ndërsa aktakuza e përshkruan atë si personin që merrte vendimet e mëdha të rrjetit kriminal dhe që koordinonte aksionin në Romë të bixhozit dhe drogës.
Në janar të po këtij viti, autoritetet italiane arrestuan sicilianin Matteo Messina Denaro , i cili ishte në kërkim për 30 vjet. Ndraghetta “e ka origjinën” nga rajoni i Kalabrisë në jug të Italisë. Së bashku me Cosa Nostra nga Siçilia dhe Camorra nga Napoli, është një nga tre organizatat kryesore kriminale italiane që ende operon pavarësisht goditjeve të vazhdueshme nga autoritetet.
Sondazh
'Më vjen keq për ju'/ Gërvalla përballet sërish me Daçiç në OKB: Ti je “Slloba i vogël”, njeriu s’mund të bjerë kaq poshtë
Donika Gërvalla dhe Ivica Daçiç KOSOVË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme e Këshilli...
Blinken: SHBA po punon për të zgjatur armëpushimin në Sudan
Antony Blinken SHBA- Sekretari i Shtetit Antony Blinken deklaron se Shtetet e Bashkuara po punonin me gjeneralët ndërluftues të Sudani...
Pas arrestimit të gazetarit, Evan Gershkovich/ SHBA njofton sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Iranit: Po mbajnë peng amerikanët
SHBA-RUSI SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë dh...
LUFTA civile në Sudan/ OKB: Mbi 3,500 njerëz janë zhvendosur në Etiopi
Lufta në Sudan SUDAN- Organizata Ndërkombëtare e OKB-së për Migracionin njofton se më shumë se 3,5...
'Banditët nuk na japin municione'/ Prigozhin nuk kursehet ndaj zyrtarëve rusë: Tradhëtarë! Kjo që po bëni është krim
Yevgeny Prigpzhin RUSI- Shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin ka sulmuar ‘vendimmarrësit’ rusë, duke i quajtur tradhtarë...
'Ku janë armatimet tona? Ku është udhëheqësi ynë?'/ Prigozhin thirrje gjeneralëve: Për çdo ushtar ukrainas vdesin pesë rusë
Yevgeny prigozhin RUSI- Kreu i merenarëve rusë 'Wagner', Yevgeny Prigozhin ka pranuar se numri i forcave ruse që humbën jetën n&e...
Shpërthim me bombë në Melitopol, vritet në atentat zyrtari rus
Oleksandr Mishchenko RUSI- Një zyrtar rus i identifikuar me emrin Oleksandr Mishchenko është vrarë në një shpërthim m&eu...
TRAGJEDI në Indonezi, përmbytet anija me 70 pasagjerë, humbin jetën 20 persona
emigrantët indonezian INDONEZI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në perëndim të Indonezisë në...
Dëbimi me dhunë i fëmijëve nga Ukraina/ Këshilli i Evropës: Ky është genocid! Të merren urgjentisht masa
Foto ilustruese UKRAINË- Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës deklaron se ndalimi me forcë dhe dëbimi i fë...
Takimi më 2 maj në Bruksel/ Lajçak: Do të fillojmë me krijimin e Asociacionit, sipas modeleve evropiane
Miroslav Lajçak KOSOVË- I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dekl...
