Sport

Modric e vendos, edhe një vit me Real Madridin! Bisedon me presidentin Perez!...

I mbërritur në klub në vitin 2012, Luka Modric do të vazhdojë kontratën e tij me Real Madridin për një sezon, deri në qershor 2024.

27 Prill 2023, 18:14 Nga DOSJA

Modric e vendos, edhe një vit me Real Madridin! Bisedon me presidentin

SPANJE - Në moshën 37-vjeçare, Luka Modric vazhdon me performanca të nivelit të lartë me Real Madridin. Dhe, ndërsa kontrata e tij skadon më 30 qershor, “Topi i Artë” i France Football 2018 do të rinovojë edhe për një sezon, deri më 30 qershor 2024.

E përditshmja sportive madrilene “AS” tregoi të enjten se ndërkombëtari kroat (164 ndeshje) foli personalisht me Florentino Pérez për ta informuar atë, se qëllimi i tij ishte për të vazhduar edhe një vit te Real Madrid. Dhe jo për t'iu bashkuar Arabisë Saudite, ku iu ofrua një kontratë fitimprurëse. 

Modric e vendos, edhe një vit me Real Madridin! Bisedon me presidentin

Një mesazh që presidenti i Realit priste për ta dëgjuar. Në klubin ‘los blancos’ që nga viti 2012, Luka Modric, 38 vjeç më 9 shtator, do të luajë sezonin e tij të dymbëdhjetë me fanelën e bardhë, me synimin për të arritur numrin simbolik të 500 ndeshjeve të luajtura me tunikën e Madridit (ai aktualisht është në 480). Që nga fillimi i sezonit, ai ka bërë 44 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë 28 në La Liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll