Sport

Nuk shkon askund, Reus deri në 2024 me Dortmundin!

Marco Reus ka nënshkruar një kontratë të re njëvjeçare me Borussia Dortmund për t'i bërë 12 sezone në Westphalia.

27 Prill 2023, 17:19 Nga DOSJA
Nuk shkon askund, Reus deri në 2024 me Dortmundin!

GJERMANI - Historia e Marco Reus, marrë nga epoka e romancës. Në moshën 33-vjeçare, ai ka qenë pjesë e Borussia Dortmund për 11 vjet. Që nga viti 2012 kur u transferua atje nga Gladbach. Ende i ri, gati për të ndihmuar skuadrën e të rinjve të Borussia.

Prania e tij në Dortmund, por edhe në Kombëtaren gjermane, e bëri atë të kërkuar. Shumë klube nga jashtë, si dhe gjiganti Bayern Munich, e “merzitnin” vazhdimisht. Por ai i qëndroi besnik i Dortmundit, të cilin e donte dhe e do si pak të tjerë.

Pra, është koha që ai të shpërblehet me një vit tjetër kontratë. Në një kohë që Borussia ka përballë ndeshje të rëndësishme për të marrë titullin e Bundesligës, u bë e ditur se 33-vjeçari do t'i rinovojë kontratën deri në verën e vitit 2024. Kur ai të përfundojë 12 sezone në Dortmund.

Edhe njoftimi, i shkurtër. Me pak fjalë, Borussia shprehet: “Për klubin. Për qytetin. Qëndron"!

For our club ????
For our city ????
He stays! pic.twitter.com/uYfWDAh6nx
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) April 27, 2023

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll