Sport

VIDEO / Gerard Piqué dhe 'dhurata e tij e madhe' për Clara Chía për ditëlindjen e 24-të të të dashurës së tij

E reja mbushi 24 vjeç, 12 vjet më pak se ish-futbollisti i FC Barcelona

27 Prill 2023, 17:46 Nga DOSJA
VIDEO / Gerard Piqué dhe 'dhurata e tij e madhe' për Clara

ABU DHABI - Gerard Pique dhe Clara Chía po festojnë. E reja sapo ka mbushur 24 vjeç dhe siç pritej, ish-futbollisti i FC Barcelona donte të kishte një detaj. Ose, më mirë, diëk 'të detajuar'. Dhe katalanasi ka shkuar me të dashurën e tij të re, as më shumë e as më pak se Abu Dhabi.

Çifti ka qëndruar në një hotel luksoz, ku janë ‘kapur’ nga të ftuarit e tjerë të cilët i kanë njohur shpejt. Në pamje shihet edhe e reja me dy trëndafila në dorë, për të cilët shumë thonë se janë një nderim për lidhjen e tyre dyvjeçare.

Pas kësaj arratisjeje romantike, Pique dhe Clara janë rikthyer në Barcelonë për të vazhduar rutinën e tyre. Aty janë regjistruar sërish duke dalë nga shtëpia e katalanasit, të cilën e reja e frekuenton gjithnjë e më shumë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll