Sport

Georgina Rodriguez futet në “listën e zezë” të televizionit të famshëm Telecinco! 'Zemërohet' Cristiano me partneren e tij…

Ky vendimin është marrë nga Alessandro Salem, drejtori i ri i trustit Mediaset, i cili ka 15 personalitete “non grata”, midis të cilëve është edhe argjentinasja, partnerja e CR7.

27 Prill 2023, 15:40 Nga DOSJA

Georgina Rodriguez futet në “listën e zezë” të

SPANJE - Për të kompletuar historinë, e cila tani mbush hapësirat e mediave dhe portaleve sportive, gazetarët spanjolë vunë re një "ftohtësi" midis Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguezit, përfshirë në prezantimin e lusitanianit te Al Nassr, në janar.

Së fundmi mësohet edhe një prej arsyeve. E dashura e lojtarit të skuadrës saudite të Al Nassr, u vendos nga kanali televiziv spanjoll Telecinco në “listën e zezë”, shkruan shtypi ndërkombëtar, së bashku me 15 persona të tjerë. 

Ky vendimin është marrë nga Alessandro Salem, drejtori i ri i trustit Mediaset, i cili përveç 13 personaliteteve “non grata” të deritanishme, zgjodhi edhe 3 persona të tjerë që nuk dëshiron t'i prezantojë më në televizionin që drejton, pikërisht Georgina Rodriguez, Carmen Lomana dhe Bigote Arrocet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll