Sport

ZYRTARE/ Leo Messi ka pranuar! Ja ku do të luajë ylli argjentinas në qershor…

Leo Messi ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në një event në Argjentinë më 24 qershor, pikërisht ditën kur do të mbushë 36 vjeç

27 Prill 2023, 15:58 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Leo Messi ka pranuar! Ja ku do të luajë ylli argjentinas

ARGJENTINE - Ish-futbollisti argjentinas, Maxi Rodriguez, ka konfirmuar se ylli Lionel Messi, kapiteni i skuadrës së "Albiceleste", do të jetë një nga të ftuarit në ndeshjen që do të organizohet për nder të tij, më 24 qershor, në vendlindjen e të dyve, Rosario, njofton agjencia EFE.

“Por lista e të ftuarve do të finalizohet me afrimin e ngjarjes”,- deklaroi ish-lojtari i skuadrave të Espanyol dhe Atletico Madrid gjatë një konference për shtyp në stadiumin Newell's Old Boys, ku bëri debutimin e tij profesional, transmeton Agerpres.

Duke ditur që prania e Messit ishte një nga problemet, Rodriguez deklaroi se “Pleshti” do të jetë padyshim një nga të ftuarit dhe prania e tij do të përkojë me ditëlindjen e 36-të të kampionit të botës.

Rodriguez, i cili u shoqërua në takimin me shtypin nga presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), Claudio Tapia dhe presidenti i klubit Rosario, Ignacio Astore, treguan se "ata do të jenë miq, kolegë gjatë gjithë karrierës së tyre, si dhe aktorë dhe lojtarë”, në eventin që do të zhvillohet në Estadio “Marcelo Bielsa” në Rosario.

ZYRTARE/ Leo Messi ka pranuar! Ja ku do të luajë ylli argjentinas

Rodriguez, i cili luajti për Argjentinën për nëntë vjet (2005-2014) u tërhoq nga futbolli profesionist në dhjetor 2021. Ai luajti në karrierën e tij për Espanyol (2002-2005), Atletico Madrid (2005-2010), Liverpool (2010-2012) dhe Penarol (2017-2019).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll