Aktualitet

Merr flakë mjeti 'Ford' në aksin rrugor Vlorë-Kotë, Policia: Pësoi defekt, s'ka të lënduar

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

27 Prill 2023, 17:47 Nga A.B
Merr flakë mjeti 'Ford' në aksin rrugor
Foto ilustruese

VLORË- Një tjetër mjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje e sipër. Forcat blu bëjnë të ditur se mjeti ka marrë flakë në aksin rrugor Vlorë-Kotë. Mjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin P. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 17:00, në aksin rrugor Vlorë-Kotë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin P. M. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

digjet makina

Sondazh

Poll