Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në “Rrugën e Arbrit”, s'ka të lënduar

Automjeti është i “shkrumbuar” i gjithi e për fat të mirë shoferi mundi të dilte në kohë nga mjeti. 

27 Prill 2023, 16:49 Nga A.B
Përfshihet nga flakët makina në “Rrugën e
Foto ilustruese

TIRANË- Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në “Rrugën e Arbrit”. Automjeti është i “shkrumbuar” i gjithi e për fat të mirë shoferi mundi të dilte në kohë nga mjeti. 

Sipas informacioneve të para nuk ka dëme në njerëz, vetëm materiale. 

'Me datë 27.04.2023, në Rrugën e Arbrit, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin G. M., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.'- thote Policia.

digjet makina

Sondazh

Poll