Aktualitet

Armë në makinë dhe drogë në shtëpi, kapet shqiptari në Itali, pendohet para Gjykatës: Janë të miat

Ekipi i Policisë kishte gjetur një 43-vjeçar me gati një kilogram hashash dhe kokainë në dy makina të parkuara poshtë shtëpisë.

27 Prill 2023, 17:34 Nga k.m.
Armë në makinë dhe drogë në shtëpi, kapet
Arma e gjetur

ANKONA- Një 33-vjeçar shqiptar do të përfundojë në burg pasi në banesën e tij u gjet drogë. Sipas mediave italiane, shqiptari (i paidentifikuar me emër) kishte në banesën dhe në mjetin e tij, kokainë dhe kanabis. Madje dhe në makinën që ai përdorte, policët kishin gjetur edhe një pistoletë të kalibrit 9, me numër serie të gërryer dhe fishekë të ndryshëm.

Shqiptari, i cili zyrtarisht punonte si tregtar makinash, pranoi para gjyqtarit se droga dhe arma ishin të tijat. Burri ka treguar se është penduar dhe rrëfeu se problemet e rënda ekonomike e kishin shtyrë drejt trafikut të drogës, e megjithatë ka precedentë penalë të mëparshëm. 

itali

Sondazh

Poll