27 Prill 2023, 16:40
Nga A.B
Ardian Nikulaj dhe motori
TIRANË- Motori i cili u përdor në ekzekutimin e Ardjan Nikulaj në Shëngjin të Lezhës u gjet rastësisht nga një kërkim në Google.
Gazetari Elton Qyno, shkruan për “Ora News” se një nga oficerët që janë pjesë e grupit të hetimit, në datën 21 Prill 2023, ka kërkuar në “Google.al” me fjalët “…shes motor “Yamaha X Max…”.
Në këtë moment është shfaqur një nga faqet e shitjes se mjeteve dhe pronave në internet “M…J…”. Nga këqyrja që oficeri i ka bërë kësaj faqe në njoftimet e postuara në ditët e muajit Prill dhe muajit Mars, është konstatuar njoftimi për shitjen e një motori, identik me karakteristikat e motorit që ishte përdorur në vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.
Njoftimi kishte dalë në 28 Mars 2023 dhe po në të njëjtën ditë ishte shpallur shitja. Por edhe pse ishte shitur, njoftimi nuk ishte fshirë nga publikimet e faqes M….J…. Në këtë postim, ishte numri telefoni i shitësit dhe disa fotografi të motorit. Këto foto së bashku me postimin janë printuar dhe tashmë ndodhen në dosjen hetimore.
Policia ka telefonuar numrin e publikuar në njoftim, dhe nga ana tjetër ka dalë shitësi, i cili është udhëzuar se po kontaktohej nga policia për një sqarim. Personi jeton në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë. Ai është shfaqur përballë punonjësve të policisë, me një kontratë noteriale, duke treguar se motorin ja kishte shitur një vajze, kundrejt çmimit prej 1800 euro. Çmim i cili përkonte edhe me shumën financiare të publikuar në njoftim.
Policia ka marrë informacion se vajza ishte e fejuara e Edmond Haxhisë, hasmit të Nikulajt, i cili rezulton të ketë hyrë në Shqipëri në muajin Nëntor 2022, periudhë me të cilën dhe ishte fejuar me mblesëri. Vajza është shoqëruar në ambientet e policisë së Lezhës, duke pranuar se ajo ishte blerësja e motorit, ndërsa eurot i kishte paguar pikërisht i fejuari i saj, Edmond Hoxha.
Por Haxhia, që prej mbrëmjes së 20 Prillit nuk ndodhej më në territorin Shqiptar. Ai ishte larguar, pasi ishte siguruar se portugezi dhe 4 anglezët kishin dalë jashtë kufijve të Shqipërisë. Në Shqipëri, Edmond Haxhia, ka lënë vetëm të fejuarën e tij, e cila tashmë është njeriu i vetëm që ka treguar çfarë dinte rreth lëvizjeve të motorit.
Mjeti i blerë në 28 Mars në Tiranë kundrejt 1800 eurove dhe i përdorur më pas në vrasjen e Nikulajt, është gjendur mesditën e sotme lumin Drin, pak larg banesës së Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq./Dosja.al
vritet ardian nikulaj
Aktualitet
27 Prill 2023, 16:29
F.M
Ruben Saraiva
BRITANI E MADHE- Ruben Saraiva, i riu nga Portugalia që po kërkohet si ekzekutori i Ardian Nikulajt, është një perso...
Aktualitet
27 Prill 2023, 16:21
A.B
Policia
ITALI- Ngjarje e pabesueshme në Itali. Një 44-vjeçar shqiptar është gjetur i shtrirë në tokë e të gj...
Aktualitet
27 Prill 2023, 16:10
F.M
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka kërkuar që Prokuroria e Përgjithshme të fokusohen më shum&eu...
Aktualitet
27 Prill 2023, 15:46
A.B
Ardian Nikulaj
TIRANË- Ruben Saraiva është autori i vrasjes së shqiptarit Ardian Nikulajt në Shëngjin. Portugezi, u porosit d...
Aktualitet
27 Prill 2023, 15:42
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË-Muaji prill shënon kulmin e sezonit ku më të shpeshta konstatohen alergjitë nga poleni i barit të eg&e...
Aktualitet
27 Prill 2023, 15:15
F.M
Ministria e Punëve të Jashtme
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme pranon se Irani ka gjeur hapësira të rifutet në...
Aktualitet
27 Prill 2023, 15:05
A.B
Motori
TIRANË- Ky është motori që përdori Ruben Saraiva për t'u larguar nga biznesi i Ardian Nikulajt, pasi kreu krimin ...
Aktualitet
27 Prill 2023, 14:56
A.B
Ruben Saraiva
TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikukaj është kryefjalë në mediat e huaja, dhe në ato në Portugal...
Aktualitet
27 Prill 2023, 14:32
A.B
Ambulance
LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk në Lushnje. Agron Benin, 55-vjeç ka ndërruar jet&eu...
Aktualitet
27 Prill 2023, 14:05
I.A
Emigrante
ANGLI- Një ligj i ri britanik që kërkon të ndalojë hyrjen e azilkërkuesve që mbërrijnë me gomone p&e...