Aktualitet

Grabiti kinezin 1 vit më parë! Arrestohet shqiptari në Itali, 36-vjeçari e dhunoi për 900 euro, viktima humbi 3 dhëmbët

Viktima, u rrëzua në tokë, pësoi humbjen e 3 dhëmbëve, një traumë kraniale dhe të fytyrës dhe ënjtje të shumta dhe u shtrua në spitalin Careggi. 

27 Prill 2023, 17:38 Nga A.B
Grabiti kinezin 1 vit më parë! Arrestohet shqiptari në Itali,
Policia

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar në Brozzi pasi akuzohet se është autor i një grabitje që ka ndodhur një vit më parë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari sulmoi me qëllim një 60-vjeçar kinez në mbrëmjen e 6 korrikut 2022, duke u arratisur më pas me paratë dhe kartat e kreditit të viktimës.

Kjo është akuza që ka çuar në arrestimin, në ekzekutim të masës së sigurimit të sigurisë. Viktima, u rrëzua në tokë, pësoi humbjen e 3 dhëmbëve, një traumë kraniale dhe të fytyrës dhe ënjtje të shumta dhe u shtrua në spitalin Careggi. 

Në momentin e grabitjes, britmat e viktimës, punonjësit e një kompanie prodhimesh lëkure, alarmuan një banore që arriti të shënonte pjesërisht numrin e targës së makinës së autorit të dyshuar dhe telefonoi 112. Më pas me denoncimin e viktimës nisën hetimet e karabinierëve.

Mbrëmjen e 6 korrikut, rreth orës 22, sipas hetuesve, 39-vjeçari kishte parë viktimën të paguante faturën në një dyqan sanduiçësh, duke vënë në dukje se portofolin e kishte plot me kartëmonedha. Më pas ai e ndoqi me makinë deri në via di Brozzi, ku, me kapelën e ulur mbi fytyrë nisi ta sulmonte. 

Më pas ai i mori portofolin që kishte 900 euro dhe 4 karta krediti./Dosja.al

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll