27 Prill 2023, 15:15
Nga F.M
Ministria e Punëve të Jashtme
TIRANË- Ministria e Punëve të Jashtme pranon se Irani ka gjeur hapësira të rifutet në Shqipëri përmes Turqisë. Në një përgjigje ekskluzive për Dosja.al, MPEJ shkruan se deri më tani nuk ka asnjë diskutim për hapje te një seksioni interesi te Iranit ne Shqipëri pranë ndonjë ambasade të një shteti tjetër, por ka një nen në Konventën e Vjenës që ia jep këtë hapësirë. Bëhet fjalë për nenin 46 që shkruan se kur një shtet nuk përfaqësohet në një shtet tjetër, për të mbrojtur interesat e qytetarëve të tij, merr miratimin e një vendi të tretë. Gjithsesi, sipas MPEJ-së, Shqipëria është duke eksploruar ketë mundësi, por duke përjashtuar hapjen e seksionit të interesit të Iranit në Shqipëri.
Përgjigjia për Dosja.al:
Pershendetje, Në përgjigje të pyetjes tuaj në lidhje me informacionin e kërkuar ju bëjmë me dije se: Nuk ka asnjë diskutim për hapje te një seksioni interesi te Iranit ne Shqipëri pranë ndonjë ambasade të një shteti tjetër. Në rast të shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve, Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike parashikon në nenin 46 te saj se:
“....një shtet dërgues, me miratimin paraprak te një shteti pritës dhe me kërkesë te një shteti të tretë që nuk përfaqësohet ne shtetin pritës, mund te marre përsipër mbrojtjen e përkohshme te interesave shtetit të tretë dhe të qytetareve të tij”
Ne kushtet kur Shqipëria dhe Irani nuk kane marrëdhënie diplomatike, ky nen i Konventës se Vjenës krijon mundësinë e përfaqësimit te interesave te Iranit ne Shqipëri nga një shtet tjetër dhe te përfaqësimit te interesave te Shqipërisë ne Iran nga një shtet tjetër. Shqipëria, në kontakt me partneret e saj, është duke eksploruar ketë mundësi, por duke përjashtuar hapjen e seksionit te interesit te Iranit ne Shqipëri. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin, Koordinatori.
Si lindën dyshimet?
Mediat e huaja raportonin apk ditë më parë se Turqia ka "hyrë mik" që Shqipëria t'i japë një tjetër mundësi Iranit. Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian njoftonte se Teherani ka rënë dakord të hapë "një seksion interesash" përmes Turqisë në Shqipëri, fill 6 muaj pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Tiranën. Ka qenë homologu i tij turk, Mevlut Çavusoglu, që i ka premtuar të hapë një seksion të interesave iraniane në Shqipëri.
Ç’ndodhi mes Iranit dhe Shqipërisë?
Shtatorin e kaluar, qeveria shqiptare dëboi nga vendi personelin e ambasadës iraniane për një sulm të madh kibernetik për të cilin qeveria fajësoi Iranin. Marrëdhëniet midis Teheranit dhe Tiranës ishin tensionuar vitet e fundit pasi Shqipëria ra dakord të priste 3,000 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit, grupi i opozitës iraniane në mërgim, me kërkesë të SHBA-së dhe OKB-së në vitin 2013.
ministria e puneve te jashtme irani sulmon shqiperine
Aktualitet
27 Prill 2023, 15:05
A.B
Motori
TIRANË- Ky është motori që përdori Ruben Saraiva për t'u larguar nga biznesi i Ardian Nikulajt, pasi kreu krimin ...
Aktualitet
27 Prill 2023, 14:56
A.B
Ruben Saraiva
TIRANË- Vrasja e biznesmenit Ardian Nikukaj është kryefjalë në mediat e huaja, dhe në ato në Portugal...
Aktualitet
27 Prill 2023, 14:32
A.B
Ambulance
LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Dushk në Lushnje. Agron Benin, 55-vjeç ka ndërruar jet&eu...
Aktualitet
27 Prill 2023, 14:05
I.A
Emigrante
ANGLI- Një ligj i ri britanik që kërkon të ndalojë hyrjen e azilkërkuesve që mbërrijnë me gomone p&e...
Aktualitet
27 Prill 2023, 13:14
F.M
Shutgan
MAMURRAS- Një konflikt me armë zjarri ka ndodhur në Mamurras, ku ka agravuar deri në kanosjen e disa punonjësve me arm&eum...
Aktualitet
27 Prill 2023, 14:04
A.B
Edmond Haxhia dhe Ardian Nikulaj
TIRANË- Zbardhet dëshmia e të dashurës së Edmond Haxhisë, porositësit dhe organizatorit...
Aktualitet
27 Prill 2023, 13:55
A.B
Koço Buzo
TIRANË- Dënohet me burgim të përjetshëm Koço Buzo, ish-efektivi i Policisë së Elbasanit, i cili ...
Aktualitet
27 Prill 2023, 13:03
f.g
Edi Rama dhe Rishi Sunak
TIRANE- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar rastin e vrasjes së Ardian Nikulajt nga një skuadër vras&eum...
Aktualitet
27 Prill 2023, 13:05
F.M
Harry Simson
TIRANË- Harry Simson, një nga anëtarët e grupit që ekzekutuan Ardian Nikulajn, rezulton se është një p...
Aktualitet
27 Prill 2023, 13:00
F.M
Ruben Saraiva
TIRANË- Pamjet filmike të kamerave të sigurisë në Rinas kanë zbuluar lidhjen e Edmond Haxhisë me grupin e...