Bota

Sherr në Kosovë, e reja sulmon amerikanen fizikisht

Sipas policisë, autorja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është shoqëruar në polici e më pas në Spitalin Psikiatrik për trajtim.

27 Prill 2023, 10:34 Nga I.A
Sherr në Kosovë, e reja sulmon amerikanen fizikisht
Policia

KOSOVË- Një sulm fizik mes dy vajzave ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:00 në Kosovë. Një shtetase amerikane ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga një vajzë tjetër. Sipas policisë, autorja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është shoqëruar në polici e më pas në Spitalin Psikiatrik për trajtim.

“E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe e njëjta ishte me të meta mentale. Viktimë është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt," thuhet në njoftimin policor.

sherr ne kosove

Sondazh

Poll