Aktualitet

Ekzekutimi i Nikulajt, Simson rezulton i dënuar 27 herë në Britaninë e Madhe, kur ndodhi vrasja mori dhe birrën me vete

Ai konsumonte shumë pije alkoolike.

27 Prill 2023, 13:05 Nga F.M
Ekzekutimi i Nikulajt, Simson rezulton i dënuar 27 herë në
Harry Simson

TIRANË- Harry Simson, një nga anëtarët e grupit që ekzekutuan Ardian Nikulajn, rezulton se është një person me precedentë penalë. Simson rezulton se ishte dënuar 27 herë në Britaninë e Madhe. Akuzat që rëndonin mbi britanikun nuk janë zbardhur ende, por gazetarja Klodiana Lala raporton se ai konsumonte shumë pije alkoolike. Kjo është vënë re se edhe në momentin që ka ndodhur vrasja, Simson ka marrë birrën me vete para se të largohej nga hoteli.

Vrasja e Nikulajt u zbardh një ditë më parë. Policia e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare ku njoftoi se gjithçka ishte planifikuar nga vëllezërit Lestakaj, me të cilët Nikulaj ishte në hasmëri që prej vitit 1997. Dyshohet se Lestakajt kishin paguar një skuadër të huajsh për të ardhur për të kryer vrasjen. Sipas të dhënave të PSH-së, në rolin e ekzekutorit ishte portugezi Ruben Saraiva, ndërsa katër britanikë ishin vëzhgues. Ata janë identifikuar si: Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. I gjithë ekipi menaxhohej nga Edmond Haxhia, djali i dajës i vëllezërve Lestakaj. Por, deri më tani asnjë prej të përfshirëve nuk janë arrestuar. Të gjithë janë larguar nga Shqipëria dhe nuk dihet destinacioni i tyre. Nga ana tjetër, vetë vëllezërit Lestakaj ndodhen në Britaninë e Madhe.

ardian nikulaj vritet ardian nikulaj harry simson

Sondazh

Poll