Aktualitet

“Gjyshërit s’i duan fëmijët”, thellohet tragjedia në familjen Sinani. Familjarët e viktimës: Ndihmojini!

Po si të mos mjaftonte kjo, edhe me pasojat dhe traumat që po përjetojnë fëmijët, pasi nuk kanë asnjë përkrahje nga gjyshërit nga ana e të atit. Kunati që kreu dhe vrasjen, i bënte presion për të shkuar në punë.

27 Prill 2023, 11:57 Nga m.s
“Gjyshërit s’i duan fëmijët”, thellohet
Migena Sinani

TIRANE- Fëmijët e Migena Sinanit tashmë janë të vetëm. Pas ngjarjes së rëndë të fillimprillit, ku Migena Sinani u vra nga kunati i saj, Erion Sinani. Kushërira e të ndjerës në një intervistë me skype për “ABC e Mëngjesit”, ka rrëfyer detaje në lidhje me krimin e rëndë në familje. Po si të mos mjaftonte kjo, edhe me pasojat dhe traumat që po përjetojnë fëmijët, pasi nuk kanë asnjë përkrahje nga gjyshërit nga ana e të atit.

Ndërsa gjyshërit nga ana e të ëmës, nuk i kanë mundësitë ekonomike për ti rritur. Kushërira e Migenës, Emiljana Kodra, e cila jeton në SHBA, ka treguar se gjyshërit nga ana e babit nuk i duan fëmijët, prandaj ata aktualisht po jetojnë me prindërit e së ëmës. Ajo ka bërë thirrje për ndihmë, pasi gjyshërit nuk kanë mundësi ekonomike t’i rrisin.

“Prindërit e Erionit nuk i donin fëmijët, i bërtisnin, merrni këto kalamanjtë dhe i thonin: ‘Nuk i duam’. Pastaj, ata i vranë nënën dhe ku do i çosh fëmijët aty. Ata nuk do të thonë më ‘nënë’. Në fillim ishin mirë, por pastaj filluan konfliktet. Unë fëmijët do t’i ndihmoj aq sa mundem që nga këtu. Prandaj, krijova dhe ‘go found me’. Kush mund të ndihmoj qoftë një lekë a një dollarë, të ndihmojë. Xhaja dhe nusja e xhajës ishin në punë, por tani nuk punojnë dot më se fëmijët duan përkujdesje, sidomos goca është e trembur nga zhurma e armës dhe qan jashtë mase. Do kohë që të kalojë kjo, është një traumë”, tha kushërira.

Më tej, Emiljana ka treguar se si e ndjera i ka pasur raportet me kunatin që e vrau dhe me bashkëshortin. Ajo tha se Migena Sinani nuk përkrahej nga njerëzit e bashkëshortit. Kunati që kreu dhe vrasjen, i bënte presion për të shkuar në punë.

“Me burrin nuk kishin probleme fare, shkonin shumë mirë, por kishin probleme me njerëzit e burrit. Nuk e trajtonin mirë, sidomos ai kunati nxeheshe shumë herë, pse nuk shkon në punë. Po ajo e shkreta kërkonte punë, ka shkuar edhe në qeveri sa here, po nuk i kanë dhënë punë.Më ka treguar se aty ku jetonte ishte shumë keq. Dhoma ku jetonte me burrin e vetë dhe fëmijët ishte në gjendje shumë të keqe. Ai nxehej shumë herë, i thoshte: ‘Shko në punë. Nuk kam për të punuar unë dhe të hash ti’.

"Burri Migenës mesa di unë, shkonte në punë, merrte rrogën dhe ia jepte babait të tij. Ai as nuk e mbante rrogën për familjen e vetë”, u shpreh ajo.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Masakra ndodhi në Shkozë, ku 43-vjeçari vrau bashkëshorten e vëllait dhe më pas veten. Viktima 37-vjeçare, Migena Sinani dhe bashkëshorti i saj kanë dy fëmijë të mitur. Njëri nga fëmijët i moshës 2 vjeç ka qenë në dhomën e gjumit me 36-vjeçaren në momentin e ngjarjes, ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshërit, tek familjarët e Migenës. Roland Sinani ka hyrë në dhomën e gjumit dhe ka vrarë me pistoletë kunatën e tij dhe më pas ka dalë në oborrin e banesës private, ku ka vrarë dhe veten. Erjon Sinani, bashkëshorti i së ndjerës, si çdo natë punonte deri në orët e mëngjesit si taksist për të siguruar bukën e gojës. Drama për 45-vjeçarin do të thellohej më shumë kur i thanë se autor i ngjarjes ishte i vëllai, Roland Sinani, i cili pas aktit barbar doli në oborrin e banesës dhe me një plumb qëlloi veten poshtë nofullës./Dosja.al

migena sinani erion sinani vrasja e migena sinanit

Sondazh

Poll