Aktualitet

Kontestoi dënimin me burgim të përjetshëm, merret vendimi për shqiptarin që vrau gruan dhe kunatën

Një avokat i reperit amerikan, emri i vërtetë të cilit është Jaime Brugada Valdez i tha LA Times se zyrtarët kishin thënë se ai ishte therur me thikë dhe se një hetim ishte duke u zhvilluar.

27 Prill 2023, 12:11 Nga m.s
Kontestoi dënimin me burgim të përjetshëm, merret vendimi
Foto ilustruese

ZVICER- Shqiptari që akuzohet se i ka marrë jetën gruas dhe kunatës në vitin 2018 në Zvicër, do të mbetet në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm, pavarësisht kontestimit kundër vendimit të Gjykatës së Lartë.

Shtetasi Korab T., 60-vjeç, duhet të vuajë një dënim të përjetshëm për vrasje të shumta në kantonin e Aargaut. (Aargau është një nga kantonet më në veri të Zvicrës). Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, Gjykata federale ka hedhur poshtë ankesën e vrasësit kundër vendimit të Gjykatës së Lartë.

Ai i ka marrë jetën gruas dhe kunatës në 8 janar 2018. Korab T., kërkoi që të lirohej nga akuzat për vrasjet. Por Gjykata e Lartë e Aargaut nuk pranoi se autori veproi në një gjendje emocionale të justifikuar, të dhunshme ose nën stres të madh mendor, ka thënë avokati.

Si ndodhi vrasja?

Ai ka goditur me thikë dy gratë në Hausen AG. Hausen (para 2003: Hausen bei Brugg) është një komunë në rrethin e Brugg në kantonin Aargau në Zvicër. Të hënën, më 8 janar 2018, teksa fëmijët niseshin për ditën e parë të shkollës pas pushimit të Krishtlindjeve, ai vrau gruan e tij që ishte ende në shtrat. Më pas ka goditur me thikë edhe kunatën e tij, e cila kishte fjetur në dhomën e fëmijëve./Dosja.al

korab t shqiptari vret gruan ne zvicer

Sondazh

Poll