Aktualitet

Dy shqiptarë zihen për një grua në Greqi, njëri përfundon në spital i plagosur, tjetri në polici

Në momentin e konfliktit dy shqiptarët po pinin në një lokal në Larisa.

27 Prill 2023, 12:34 Nga I.A
Dy shqiptarë zihen për një grua në Greqi, njëri
Policia

 

GREQI- Dy shqiptarë janë zënë ashpër me njëri-tjetrin në Larisa të Greqisë, për një grua. Protothema shkruan se dy bashkëkombasit që ishin dhe shokë me njëri-tjetrin u zunë, pasi të dy kishin interes për të njëjtën grua.

Në momentin e konfliktit dy shqiptarët po pinin në një lokal në Larisa. Debati degradoi deri në përdorimin e thikës. Për pasojë njëri prej tyre përfundoi në spital, për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën dhe tjetri në polici për plagosje me thikë.

zihen dy shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll