Aktualitet

Emëroi në Bashki njerëz që jetojnë jashtë vendit, kryebashkiaku i Rrogozhinës shkon në SPAK

Dyshohet se ai ka bërë disa punësime fiktive, më konkretisht, kishte punësuar njerëz që jetojnë jashtë Shqipërisë.

27 Prill 2023, 11:58 Nga F.M
Emëroi në Bashki njerëz që jetojnë jashtë vendit,
Edison Memolla

TIRANË- Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla është paraqitur në Prokuorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe të Krimit të Organizuar (SPAK) ditën e sotme. Mësohet se Memolla po merret në pyetje në lidhje me disa emërime të bëra në Bashkinë e Rrogozhinës. Dyshohet se ai ka bërë disa punësime fiktive, më konkretisht, kishte punësuar njerëz që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Kjo gjë që kanë rënë në sy autoriteteve, ndaj sot është thirrur për të dhënë sqarime. Memolla është akuzuar edhe për shit-blerje votash nga Partia Demokratike.

Edison Memolla ishte emri i propozuar nga socialistët pas vdekjes së ish-kryetarit Haxhi Memolla që ishte dhe babai i tij.

edison memolla edison memolla ne spak

Sondazh

Poll