Art&Argëtim

Kostumi i John Travolta 'Saturday Night Fever' në ankand: Sa u shit?

 Kostumi i bardhë ikonik i veshur nga aktori John Travolta në filmin e suksesshëm "Ethet e së shtunës natën" u shit për 260,000 dollarë në një ankand në Kaliforni.

26 Prill 2023, 18:09 Nga a.l
Kostumi i John Travolta 'Saturday Night Fever' në ankand: Sa u
John Travolta

SHBA-  Kostumi i bardhë ikonik i veshur nga aktori John Travolta në filmin e suksesshëm "Ethet e së shtunës natën" u shit për 260,000 dollarë në një ankand në Kaliforni.

Kjo ngjarje thuhet se u organizua nga Julien's Auctions dhe Turner Classic Movies (TCM), një shtëpi ankandi me bazë në Beverly Hills që është e specializuar në relikeve të nivelit të lartë, duke përfshirë rekuizita filmash. Ata kanë organizuar ankande për figura ikonike si Marilyn Monroe dhe Michael Jackson, shkruajnë mediat e huaja. 

Kostumi ishte veshur nga personazhi i "Ethet e natës së së shtunës", Tony Manero, një i ri banor i Bruklinit i cili është italo-amerikan dhe që përpiqet të ketë sukses në pistat e vallëzimit të një klubi nate lokal.

Filmi ndihmoi që muzika e disko-ve të bëhej e njohur në mbarë botën, me Travoltën të nominuar për çmimin Oscar për aktorin më të mirë. Sipas organizatorëve të ankandit, kostumi poliestër i veshur nga Travolta në skenën e famshme të konkursit të kërcimit të filmit është një nga dy kostumet që janë përdorur gjatë prodhimit të filmit.

john travolta

Sondazh

Poll