Bota

Ivica Daçiç: Kush dëshiron ta ketë Serbinë mike duhet ta dëshmojë këtë

Sipas fjalëve të tij, askush nuk mund të votojë kundër Serbisë dhe më pas të thotë se është miku i tyre.

27 Prill 2023, 10:06 Nga I.A
Ivica Daçiç: Kush dëshiron ta ketë Serbinë mike
Ivica Daçiç

SERBI- Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiç ka thënë se politika e jashtme e Serbisë me siguri do të ketë korrigjime kur bëhet fjalë për disa vende, bazuar në votën e tyre të fundit në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës (KE) për kërkesën e Kosovës për pranim në KE.

“A duhet të vazhdojmë të mendojmë se aleatët tanë të mëdhenj janë, për shembull, Mali i Zi, i cili as nuk abstenoi, por votoi për, apo Sllovakia dhe Greqia që nuk e njohin Kosovën, por abstenuan. Do të ishte mirë sikur të na shpjegojnë nëse diçka ka ndryshuar në politikën e tyre”, tha Daçiç.

Sipas fjalëve të tij, askush nuk mund të votojë kundër Serbisë dhe më pas të thotë se është miku i tyre.

Dhe integriteti territorial i askujt nuk mund të jetë më i rëndësishëm se i yni, ka thënë Daçiq duke aluduar në abstenimin e Ukrainës me rastin e votimit për pranimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në KE. Kushdo që dëshiron Serbinë si mike dhe aleate do të duhet ta dëshmojë këtë”, tha Daçiç.

ivica daçiç

Sondazh

Poll