Aktualitet

I ngul thikën 30-vjeçarit jashtë diskotekës, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

30 Shtator 2019, 18:48 Nga DOSJA
I ngul thikën 30-vjeçarit jashtë diskotekës, arrestohen dy

ITALI- Dy vëllezërit shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi u zbuluan se ishin përfshirë në një sherr me thika.

Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të një diskoteke në Breshia të Italisë.

Një 30-vjeçar italian, nga Breshia, qyteti ku ndodhi mëngjesin e sotëm ngjarja e rëndë mbeti i plagosur pasi u qëllua me thikë nga njëri prej vëllezërve shqiptarë.

Është mësuar se 30-vjeçari italian është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka nsiur që në ambientet e brendshme të diskos, e më pas përfudoi me plagosjen e italianit pasi dolën jashtë për t’u sqaruar.

Ndërkohë autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet mbi zbardhjen e ngjarjes, ku për momentin nën pranga janë dy vëllezërit shqiptarë, si përgjegjës për plagosjen e italianit.

Burimi: giornaledibrescia.it 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy vellezerit shqiptar breshia itali shqiptari qellon me thike italianin arrestohen dy vellezerit shqiptar breshia itali shqiptari qellon me thike italianin

Sondazh

Poll