Bota

FOTOT/ Vazhdon evakuuimi, shtetas të larguar nga Sudani mbërrijnë në Arabinë Saudite dhe Turqi

Imazhet tregojnë disa nga shtetasit e evakuuar në Arabinë Saudite, pasi një anije me 1,687 shtetas nga më shumë se 50 vende që ikin nga dhuna në Sudan ka mbërritur në port.

26 Prill 2023, 11:27 Nga f.i

SUDAN- Arabia Saudite ka pranuar të evakuuojë banorët që po largohen nga Sudani që kur shpërthyen luftimet. The guardian ka siguruar disa nga imazhet pasi një anije me 1,687 shtetas nga më shumë se 50 vende që ikin nga dhuna në Sudan, u ankorua në Arabinë Saudite ditën e sotme. Gjithashtu janë siguruar disa pamje nga Stambolli, ku kanë mbërritur shtetasit turq të evakuuar nga Sudani.

Në Sudan, situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të rivalitetit mes dy gjeneralëve që mbajnë frenat pas grushtit të shtetit të vitit 2021. Sulmet janë pjesë e një përpjekjeje të egër për pushtet brenda udhëheqjes ushtarake të vendit, e cila është përshkallëzuar në dhunë midis fraksioneve rivale. Abdel Fattah al-Burhan, udhëheqës i Këshillit Sovran qeverisës, dhe Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Këshillit dhe udhëheqës i Forcave të Mbështetjes së Shpejtë nuk pajtohen rreth mënyrës sesi vendi duhet të shkojë drejt sundimit civil. Mosmarrëveshjet kryesore kanë të bëjnë me planet për t’i inkorporuar Forcat e Mbështetjes së Shpejtë në ushtri dhe me atë se kush do ta drejtojë më pas forcën e re. Deri më tani raportohet të jenë vrarë 495 persona përfshirë edhe civilë, ndërsa më shumë se 4000 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

sulme ne sudan

Sondazh

Poll