Bota

Kurti: Këtë javë çdo qytetar është ndjerë më europian, shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë

Kurti foli për liberalizimin e vizave dhe hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, duke thënë se këtë javë çdo qytetar i Republikës është ndjerë më europian dhe më afër Europës.

26 Prill 2023, 11:21 Nga I.A
Kurti: Këtë javë çdo qytetar është ndjerë
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka hapur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për dy lajmet e mira që Kosova i mori ditët e fundit.

Kurti foli për liberalizimin e vizave dhe hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, duke thënë se këtë javë çdo qytetar i Republikës është ndjerë më europian dhe më afër Europës. Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave u zhbllokua vitin e kaluar me shumë punë dhe angazhim nga Qeveria që ai udhëheq.

“Me shumë punë dhe angazhim, vitin e kaluar arritëm që ta zhbllokojmë këtë proces. Pasaporta jonë do të jetë më e fuqishme ashtu siç shteti ynë po bëhet përherë e më i fortë”, tha Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll