Bota

Thaçi: S’ka cënim të kufijve të Kosovës, vetëm po kaluan mbi trupin tim (VD)

1 Mars 2019, 10:49 Nga DOSJA
Thaçi: S’ka cënim të kufijve të Kosovës,

Tiranë- Në Samitin e II të Dipasorës presidenti i Kosovës,  Hashim Thaçi u shpreh se kurrë nuk do të ketë cënim të kufijve të Kosovës dhe kjo mund të ndodhë tha ai vetëm po kaluan mbi trupin e tij.

Thaçi u shpreh nga ana tjetër se nuk ja heq asnjë njeri idenë e korrigjimit të kufijve dhe që të kërkohet që lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën.

“Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe nuk do të ndodh kurrë. Ndarja e Kosovës do të bëhet vetëm kur të kalojmë mbi trupin tim. Për ndarje të Kosovës, dhe ata që flasin ata sot janë miqtë e Millosheviçit. Nga ana tjetër korrgjim i kufijve po, nuk ma heq askush të drejtën që unë të kërkojë që Prevesha dhe lugina të bashkohen me Kosovën, por mos të cënohet asnjë centimetër i territorrit të Kosovës.”, u shpreh ai.

Pjesë nga fjala e Thaçit: 

Ushtria e Kosovës do të jetë një ushtri e paqes. Edhe për themelin e ushtrisë së Kosovës kemi pasur pengesa por jemi të bekuar që kemi mbështetjen e SHBA-së. Jemi në një rrethanë të re në një moment të ri, kur Kosova më mbështjen e SHBA-së po angazhohet për plaftormën për dialog, që të futemi në dialogun me Serbinë, për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhëniet me Serbinë. Ne të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë, por në të njëjten kohë kemi treguar që të jemi të ndërgjegjëm për të arritur marrëveshje të mira.

Sot ka ide të ndryshme, nuk do të lejoj organizmin e një proteste për këtë gjë. Kjo marrëveshje do të udhëhiqet nga SHBA. Nuk do të lejojmë që të qarkullojmë asnjë ide për ndonjë union ballkanik, kjo është cënim i kombit tonë. Unioni  ballkanik është hapa mbrapa për ne. Kërkohet nga ju zgjim që të ndërpresim këto ide që nuk janë në interesin tonë. Shkëmbim territoresh kurrë nuk do të ndodhim.

Ata që flasin sot për këtë ata që kanë ndihmuar Sllobodan Milloshevicin. Nuk ka njeri në botë që ma mohon angazhimin tim për të mos cënuar territorin e Kosovës.  Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe nuk do të ndodh kurrë. Ndarja e Kosovës do të bëhet vetëm kur të kalojmë mbi trupin tim. Për ndarje të Kosovës, dhe ata që flasin ata sot janë miqtë e Millosheviçit.

Nga ana tjetër korrigjimeve i kufijve po, nuk ma heq askush të drejtën që unë të kërkojë që Prevesha dhe lugina të bashkohen me Kosovën, por mos të cënohet asnjë centimetër i territorit të Kosovës.

(J.V.F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi hashim thaci korrigjimi i kufijve samiti i dyte i diaspores dialogu kosove-serbi hashim thaci korrigjimi i kufijve samiti i dyte i diaspores

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2019, 17:23

Asnjë marrëveshje nga takimi Trump- Kim Jong un

Takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong un ka përfunduar pa asnjë marrëveshje. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se takimi ka qenë konstruktiv, po që nuk është arritur ...