Bota

Itali/ Rrëmbyen 4 të mitura dhe i përdhunuan, mes të arrestuarve 3 shqiptarë

28 Shkurt 2019, 18:38 Nga DOSJA

TIRANË- Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Çomo të Italisë, ku 5 adoleshentë kanë rrëmbyer 4 vajza minorene italiane, ndrësa dyshohet se njërën prej tyre e kanë përdhunuar në grup.

Sipas raportimve të medieve italiane, 3 prej të rinjve janë shqiptarë dhe 2 të tjerë marokenë.

Autoritetet italiane kanë arritur të vënë në pranga 5 adoleshentët, ndërsa hetuesit thonë se ata kanë vepruar në mënyrë banditeske.

Kjo ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në 14 korrik të 2018, në banesën e njërit prej të arrestuarve, ndërsa vajzat ishin të ftuarat e tyre, të cilat i kanë mbajtur për orë të tëra mbyllur.

Prokuroria shprehet se ata ishin pjesërisht të dehur dhe nën ndikimin e drogës, i mbyllën vajzat në një dhomë për më shumë se 3 orë, duke kërcënuar se do t’i hidhnin nga dritarja. Përveç akuzave për përdhunim në grup, lëndim dhe rrëmbim, dy prej të arrestuarve 17-vjeçarë akuzohen edhe për shpërndarje të lëndëve narkotike.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 3 shqiptarë në pranga 5 të arrestuar dhunohen 4 të mitura itali 3 shqiptarë në pranga 5 të arrestuar dhunohen 4 të mitura itali

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2019, 17:23

Asnjë marrëveshje nga takimi Trump- Kim Jong un

Takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong un ka përfunduar pa asnjë marrëveshje. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se takimi ka qenë konstruktiv, po që nuk është arritur ...