Bota

Kush është Hamza Bin Laden që SHBA jep 1 milionë dollarë për ata që kanë infomacion për të

1 Mars 2019, 08:13 Nga DOSJA
Kush është Hamza Bin Laden që SHBA jep 1 milionë

Shtetet e Bashkuara ofrojnë një shpërblim prej në 1 milionë dollarë për ata që kanë infomacion për një nga djemtë e Osama Bin Ladenit. 

Autoritetet amerikane janë shprehur se kërkojnë Hamza Bin Laden pasi sipas tyre është udhëheqës i Grupit Islamik al-Qaeda. Nga SHBA njoftohet se Hamza Bin Landen mund të jetë në kufitin afgan-pakestinez. 

Në vitet e fundit, ai ka lëshuar mesazhe audio dhe video duke u bërë thirrje ndjekësve të sulmojnë SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë në hakmarrje për vrasjen e babait të tij.

Në vitin 2011, forcat speciale amerikane vranë Osama Bin Ladenin në një kompleks në Abbottabad të Pakistanit. Sipas autoriteteve amerikane Osama Bin Laden ishte ai që miratoi sulmet ndaj SHBA-së më 11 shtator 2001, në të cilën u vranë rreth 3,000 njerëz.

Çfarë dihet Hamza Bin Landen? 

Hamza Bin Laden është 30 vjeç dhe  u cilësua zyrtarisht nga SHBA  dy vite më parë,  si terrorist. 

Departamenti amerikan i shtetit thotë se ai u martua me vajzën e Mohammed Atta, i cili rrëmbeu një nga katër avionët që u përdorën  në sulmet e vitit 2001. 

Mendohet se ai ka qenë djali i tij i preferuar, i Osama Bin Ladenit dhe  ky i fundit donte ta vendoste edhe si udhëhqësin e al-Qaeda-s.

Burimi: BBC

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hamza bin laden osama bin laden shba 1 milionë euro shpërblim hamza bin laden osama bin laden shba 1 milionë euro shpërblim

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2019, 17:23

Asnjë marrëveshje nga takimi Trump- Kim Jong un

Takimi mes Donald Trump dhe Kim Jong un ka përfunduar pa asnjë marrëveshje. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se takimi ka qenë konstruktiv, po që nuk është arritur ...