Bota

‘Ngërçi’ mes Kosovës e Serbisë/ Daçiç bën thirrrje për zgjidhje: Të ndihmojmë njëri-tjetrin

28 Shkurt 2019, 16:46 Nga DOSJA
‘Ngërçi’ mes Kosovës e Serbisë/

SERBI-  Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, gjatë një konference të organizuar nga Ambasada norvegjeze në Beograd, ka folur për zgjidhjen e situatës Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë konferencës, Daçiç ka paralajmëruar se duhet të gjendet një zgjidhje patjetër ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që ngërçi politik të mos rritet.

Ndërkohë sipas Daçiç, është në interesin e dy popujve më të mëdhenj në Ballkan, që të gjejnë një rrugë të përbashkët, duke bërë thirrje që serbët dhe shqiptarët të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe jo të kundërshtojnë atë që është më e mira për të dy popujt.

Ne kemi interesa të përbashkëta, megjithatë nuk jam i sigurt nëse po koordinohemi për një gjë të tillë, ne shpeshherë e bëjmë të kundërtën.

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni beograd dialogu kosove-serbi ivica dacic beograd dialogu kosove-serbi ivica dacic

Sondazh

Poll