Bota

Izrael, kryeministri Netanyahu paditet për korrupsion

28 Shkurt 2019, 17:14 Nga DOSJA
Izrael, kryeministri Netanyahu paditet për korrupsion

IZRAEL-  Kryeministri Benjamin Netanyahu është paditur për akuzat e korrupsionit. Lajmi është bërë me dije nga vetë Prokurori i përgjithshëm i vendit.

Sipas raportimit të BBC, kryeprokurori Avichai Mandelblit ka njoftuar avokatët e Kryeministrit, duke u thënë se ky i fundit do të përballet me akuzat për ryshfet, korrupsion e mashtrim në tre raste.

Sipas organit të akuzës, thuhet se Kryeministri Natanyahu ka marrë dhurata nga biznesmenë dhe ka bërë ndere për të pasur mbulim më të gjerë mediatik në favor të tij.

Por nga ana tjetër, Kryeministri i Izraelit ka mohuar çdo akuzë, të ngritur ndaj tij, në lidhje me korrupsionin. Sipas tij  ai është viktimë e një “gjuetie shtrigash” nga kundërshtarët e majtë, të cilët synojnë ta rrëzojnë nga pushteti përpara zgjedhjeve të parakohshme të 9 Prillit.

Nëse argumentet mbrojtëse të Benjamin Netanyahu refuzohen nga gjykata, atëherë do të jetë hera e parë në historinë e Izraelit që një Kryeministër në detyrë akuzohet penalisht. Pas këtyre zhvillimeve, partitë opozitare kanë reaguar, duke thënë se nëse provohen akuzat Netanyahu nuk mund të vazhdojë të qëndrojë më në detyrë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota akuza per korrupsion avichai mandelblit benjamin netanyahu paditet kryeministri izraelit akuza per korrupsion avichai mandelblit benjamin netanyahu paditet kryeministri izraelit

Sondazh

Poll