Aktualitet

21 janar/ Nisi punimet Kongresi i Lushnjes, opozita kërkon ta shpalli festë kombëtare

30 Shtator 2019, 16:56 Nga DOSJA
21 janar/ Nisi punimet Kongresi i Lushnjes, opozita kërkon ta shpalli

TIRANË– Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të shpallin festë kombëtare 21 janarin, datë që përkon me nisjen e punimeve të Kongresit të Lushnjes. Shpalljen e datës festë kombëtare e kanë propozuar 22 deputetë, nga 27 që ishte numri i deputetëve të opozitës. 

Më 21 janar 1920 u çelën zyrtarisht punimet për mbajtjen e Kongresit të Lushnjes, ndërsa punimet u zhvilluannga data 28 deri më 31 janar 1920.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së shtetit. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.

Gjatë punimeve, delegatët në Kongresin e Lushnjës morën vendime të rëndësishme politike, si psh: hodhën  poshtë planet e Konfencës së Paqes në Paris dhe u shprehën për mbrojtjen e pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar me kufijtë e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Sot në Kuvend është zhvilluar senaca plenare, e cila ishte parashikuar që të diskutoheshin problemet e qytetarëve. Deputetët përveç halleve të qytetarëve diskutuan për tërmetit dhe për Reformën Zgjedhore. Opozita u përqëndrua më shumë tek Reforma dhe të zërat për një marrëveshje Rama-Basha.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet festa kombetare kongresi i lushnjes seanca plenare 30 shtator 2019 festa kombetare kongresi i lushnjes seanca plenare 30 shtator 2019

Sondazh

Poll