Aktualitet

“Mrekullitë ndodhin”, vogëlushi jashtë rrezikut për jetën, stabilizohet gjendja shëndetësore e 2-vjeçarit

30 Shtator 2019, 17:29 Nga DOSJA
“Mrekullitë ndodhin”, vogëlushi jashtë rrezikut

TIRANË-  Ditën e sotme kryeminsitri i vendit Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se një djali 2-vjeçar, jeta e të cilit  ishte në rrezik si shkak i një aksidenti të rëndë, është jashtë rrezikut për jetën.

Nga postimi në rrjetet sociale, Rama tregon se gjendja e vogëlushit është stabilizuar, ku më tej thekson se mrekullia ndodhi pas përpjekjeve të  mjekëve të Spitalit të Traumës  dhe QSUT-ës.

“Mrekullitë ndodhin ?? Po, një mrekulli është çfarë ka ndodhur me Aronin e vogël 2-vjeçar?

Pas përpjekjeve në kufijtë e të pamundurës së ekipeve mjekësore të Traumës, Djegie-Plastikës, Kirurgjisë Infantile dhe pastaj në Reanimacionin e QSUT-së, sot vogëlushi ka dalë nga rreziku për jetën, pas një aksidenti që sipas çdo gjase, ishte vdekjeprurës?

Rekuperimi mbetet i vështirë, por Ogerta dhe mjekët do ta ndjekin hap pas hapi ecurinë e Aronit, për çdo kurë të specializuar e ndihmë që do të ketë nevojë, 24 orë në 24?

#RESPEKTpërBLUZATeBARDHA?
#ShëndetësiaqëDuam?‍⚕️❤️??‍⚕️
#ShqipëriaqëDuam??☀️”-shkruan Rama.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dy vjecari jashte rrezikut per jeten edi rama mjekete e qsut dhe traumes dy vjecari jashte rrezikut per jeten edi rama mjekete e qsut dhe traumes

Sondazh

Poll