Bota

Protestë e pazakontë në Gjermani/ Aktivistët 'murosin' duart në tokë, policia në përpjekje për t'i liruar

Aktivistët në Gjermani kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të protestuar kundër ndryshimeve klimatike. Ata kanë 'murosur' duart në tokë, ndërsa policia u ka ardhur në ndihmë duke i liruar ata me mjete të ndryshme. 

25 Prill 2023, 15:43 Nga a.l
Protestë e pazakontë në Gjermani/ Aktivistët
Shpëtohet aktivisti në Gjermani

GJERMANI- Aktivistët në Gjermani kanë gjetur një mënyrë të pazakontë për të protestuar kundër ndryshimeve klimatike. Ata kanë 'murosur' duart në tokë, ndërsa policia u ka ardhur në ndihmë duke i liruar ata me mjete të ndryshme. 

Oficerët punuan më shumë se një orë për të liruar një aktivist, i cili kishte përdorur një ngjitës të posaçëm që nuk mund të shpërbëhej duke përdorur vaj ulliri ose luledielli. Ata u detyruan të shponin me leva një pjese të asfaltit rreth dorës së protestuesit, shkruajnë mediat e huaja

Aktivistët nga grupi 'Brezi i fundit' shpesh bllokojnë rrugët në Gjermani, duke kërkuar veprime më drastike të qeverisë kundër ndryshimeve klimatike. Politikanët konservatorë kanë denoncuar taktikat e grupit, të cilat sipas tyre janë ekstreme. 

proteste ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2023, 14:58 a.l

Suedia dëbon pesë diplomatë rusë

Rusi Suedi SUEDI- Suedia ka dëbuar pesë diplomatë rusë për kryerjen e aktiviteteve që ishin të papajtueshme me sta...