Politike

"Kam 100 litra raki..."/ Gara për Tiranën, Komunisti Marko Dajti: Veliajt i ra telebingo dhe ka bërë bërë para të madhe

Në fjalën e tij, Marko Dajti tha se Veliaj nuk është i majtë, por se ka vënë shumë pasuri duke qenë në krye të bashkisë, ndërsa për Këlliçin tha se nuk ishte dakord me të për nënkalimet që propozon në Sheshin “Skënderbej”.

25 Prill 2023, 00:12 Nga DOSJA
"Kam 100 litra raki..."/ Gara për Tiranën, Komunisti Marko
Marko Dajti

TIRANË- Kryetari i Frontit të Majtë, Marko Dajti është njëri prej kandidatëve për kryetar bashkie në Tiranë. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” Dajti komentoi dy nga rivalët, kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj dhe kandidatin e koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”, Belind Këlliçi. Në fjalën e tij, Marko Dajti tha se Veliaj nuk është i majtë, por se ka vënë shumë pasuri duke qenë në krye të bashkisë, ndërsa për Këlliçin tha se nuk ishte dakord me të për nënkalimet që propozon në Sheshin “Skënderbej”. Po ashtu, Dajti u pyet nga Ylli Rakipi se si bën fushatë, kur nuk ka para, por ka 100 litra raki që i kanë dhënë në Vlorë për t'ua shpërndarë votuesve.

Biseda në studio:

Dajti: Që të jesh kandidat i majtë duhet të kesh bërë disa gjëra për qytetin e Tiranës. Për mua, Veliaj nuk është kandidat i majtë. Ai erdhi te Partia Socialiste, i ra telebingo, ka bërë edhe para të madhe, nuk i dhemb më koka për para sa të jetë jeta, ke për ta parë më vonë. Mua më vjen keq se Veliaj ka shpërdoruar votat tona. Si ka mundësi që Erion Veliaj firmos 430 milionë euro për të bërë një djegës që nuk është. Po t’i kishte investuar në fshatrat e Tiranës, të kishte bërë rrugët do të kishte agrobiznese do të ishin kthyer në fshatra turistikë.

Rakipi: Po si e shpjegon që ndërpriten të gjitha dhe Veliaj del në të gjitha televizionet?

Dajti: Dihet që Erion i kontrollon të gjitha televizionet. Këta janë profesionistë të fitimit të parasë, por nuk janë socialistë.

Rakipi: Po për Belon çfarë mendimi ke?

Dajti: Belindi për mua është një djalë i mirë tiranas, siç jam edhe unë. Unë kam programin tim, Belindi ka të vetin.

Rakipi: Je dakord me autobusin falas të Belindit?

Dajti: Belo nuk është provuar akoma si kryetar bashkie, se çfarë do të bëjë.

Rakipi: Po përveç autobusit, do të çajë poshtë edhe sheshin “Skënderbej”?

Dajti: Është programi i tij, por unë nuk jam që të çahet. Luli e filloi me tramin nga Kombinati në Kinostudio. E zuri gjumi dhe nuk bëri asgjë. Unë nuk jam për ato nën tokë. Them çfarë do bëjmë mbi tokë...

Ylli Rakipi: Pse vendose të kandidosh për Bashkinë e Tiranës?

Marko Dajti: Është kandidaturë revolte, për t’ju hapur sytë socialiste për të pastruar PS-në nga llumi, siç është pastruar PD që sot është shumë e pastër. Ky katarsis duhet të bëhet patjetër edhe te PS.

Ylli Rakipi: Kur folëm në telefon, më the që të kishte sjellë njëri nga Vlora 100 litra raki që t'i shpërndash popullit.

Marko Dajti: E kanë në shpirt dhe gjak, sepse e kuptojnë që PS është zhdukur.

Ylli Rakipi: Po ndaji këto ti, sepse lek nuk ke.

Marko Dajti: Po nga një gotë raki ua japim patjetër.

marko dajti

Sondazh

Poll