Bota

"Vitin tjetër e festofshim në shtëpi"/ Djali i Hashim Thaçit surprizon të atin për ditëlindje në Hagë

Ai ka publikuar një foto nga Haga, ku i uron babait ditëlindjen e 55-të, ndërsa shpreson që vitin tjetër të festojë pranë familjes në Kosovë.

24 Prill 2023, 20:49 Nga A.B
"Vitin tjetër e festofshim në shtëpi"/ Djali i Hashim
Endrit Thaçi dhe Hashim Thaçi

KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen dhe mbush 55 vjeç. Edhe pse ndodhet në Hagë, ai është surprizuar nga djali i tij, Endrit Thaçi i cili e ka vizituar të atin.

Ai ka publikuar një foto nga Haga, ku i uron babait ditëlindjen e 55-të, ndërsa shpreson që vitin tjetër të festojë pranë familjes në Kosovë.

Sapo e vizitova babain për ditëlindje. Më priti me qeshje dhe hajgare. Ishte në shëndet dhe disopim shkëlqyeshëm, sikurse kur u çlirua Kosova apo kur e shpalli pavarësinë. 55 vjet i bëri por 5500 punë të vogla e të mëdha po ashtu i ka kry deri tash. Urime ditëlindja babë nga mami dhe unë. Vitin tjetër e festofshim në shpi”, ka shkruar Endrit Thaçi.

"Vitin tjetër e festofshim në shtëpi"/ Djali i Hashim

endrit thaci hashim thaci

Sondazh

Poll