Bota

Lufta civile në Sudan/ Blinken: Uashington po përpiqet të shpëtojë amerikanët e bllokuar

Ai tha se dhjetra prej tyre kanë shprehur dëshirën për t'u larguar. Shumë prej tyre kanë shtetësi të dyfishtë.

24 Prill 2023, 20:10 Nga a.l
Lufta civile në Sudan/ Blinken: Uashington po përpiqet të
Antony Blinken

SHBA- Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyrën se si mund të ndihmojnë qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Sudani në mes të konfliktit të vazhdueshëm, ndërkohë që po përpiqen të gjejnë mënyra për të vazhduar praninë e tyre diplomatik. 

Duke folur me gazetarët në Departamentin e Shtetit, Blinken nuk pranoi të prononconte numrin e qytetarëve amerikanë që ndodhen në Sudan. Por ai tha se dhjetra prej tyre kanë shprehur dëshirën për t'u larguar. Shumë prej tyre kanë shtetësi të dyfishtë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ne mbetemi në kontakt të ngushtë me qytetarët dhe individët amerikanë të lidhur me qeverinë amerikane për të ofruar ndihmë dhe për të lehtësuar largimin e atyre që dëshirojnë të transportohen në zona të sigurta. Përveç kësaj, ne po shqyrtojmë opsionet tona për rifillimin e pranisë sonë diplomatike në Sudan, përfshirë në Port Sudan”, tha sekretari amerikan, duke vënë në dukje se kushtet në terren janë “shumë të vështira”.

Të shtunën, SHBA hoqi të gjithë stafin e saj diplomatik nga ambasada në Khartoum dhe pezulloi operacionet e saj. Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se disa dhjetëra amerikanë po ndiqnin një kolonë të Kombeve të Bashkuara për në Port Sudan dhe se ushtria amerikane po e monitoronte atë me mjete ajrore pa pilot. 

anthony blinken

Sondazh

Poll