Bota

Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Osmani: Shumë shpejtë do formojmë institucionet

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për zgjedhjen e kryetarit.

23 Prill 2023, 09:25 Nga I.A
Voton kandidati për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Osmani:
Betim Osmani

KOSOVË- Kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare, ka votuar para disa minutash. Pas votimit, Osmani ka thënë për media se qytetarët kanë nevojë që të formohen së shpejti institucionet.

“Besoj që shumë shpejtë kanë më u formu institucionet. Tash e disa muaj jemi tu hek keq për institucione. Besoj që do të arrijmë t’i krijmojmë këto insticione”, tha ai.

Qytetarët në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, janë duke votuar sot për zgjedhjen e kryetarit. Situata aktuale është e qetë dhe gjithçka po shkon sipas planit të paraparë, ndërsa vërehet numër jo i madh i qytetarëve, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, të cilët kanë dalë në mëngjes për ta ushtruar detyrën e tyre të votës.

betim osmani zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll